Nga Shqipëria / E Premte 21 Tetor 2022, 13:01

'Kam qarë pa pushim', Kylie Jenner flet për depresionin pas lindjes

Në episodin e ri të “Keeping Up With the Kardashians”, Kylie Jenner ka folur hapur për problemet e shëndetit mendor, konkretisht depresioni pas lindjes.

Ajo ka treguar se pas lindjes së fëmijës së dytë ka qarë pa pushim për tre javët e para.

“Ka qenë shumë e vështirë për mua. Kam qarë pa pushim për tre javët e para, pas gjashtë javësh fillova të ndihem mirë. Nuk kam probleme me trupin tim, por me shëndetin mendor”, është shprehur Kylie.