Nga Shqipëria / E Premte 21 Tetor 2022, 12:12

Rreth 3 metra i gjatë, një peshkaqen i ngordhur del në bregun e Vlorës (Video)

Një peshkaqen i ngordhur ka dalë në breg në zonën e Plazhit të vjetër në Vlorë. Gjatësia e tij shkon deri në 3 metra.

Kalimtarët kanë lajmëruar ambientalistët e qytetit dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura, e cila e ka hequr peshkaqenin nga zona. Pritet të bëhet ekspertiza për të mësuar edhe shkakun e ngordhjes. 

Burimi: Abc News