Nga Shqipëria / E Martë 2 Janar 2018, 17:05

Blerim Destani na prezanton me familjen e tij, ja kush është babai i tij milioner

Blerim Destani është një nga aktorët më të talentuar shqiptar, i cili vitet e fundit po korrë sukses edhe jashtë kufijve shqiptar duke u bërë i njohur edhe në perëndim.

Ai është nga Tetova dhe me rastin e festave ka qenë në vendlindjen e ti, pranë prindërve të cilët i ka prezantuar edhe për fansat e tij në Instagram.

Ai ka postuar një foto së bashku me ta dhe pranë saj ka shkruar ”Familja, dashuri e pakufishme”.

Babai i Blerimi, Lazim Destani, nuk është një fytyrë e panjohur për ndjekësit pasi ai  është një nga biznesmenët shqiptar më të pasur në trevat shqiptare, si dhe pronari i klubit të njohur të futbollit, Shkëndija e Tetovës.

Të shumtë kanë qenë ata ndjekës që kanë komentuar në foton e Blerimit duke shprehur respektin për të dhe familjen e ti.