Një vajzë është kritikuar në rrjet pasi videoja e së cilës ku i propozonte vetë të dashurit të saj u bë virale. 27 vjeçarja Sukhmin Garcha i propozoi partnerit të saj në Korrik dhe postoi videon në rrjete sociale nga momenti.

Ajo mori shumë kritika nga njerëz që i shkruanin se një vajzë nuk duhet t’i propozojë një burri.

Videoja mori shumë dashuri nga meshkujt, por Sukhmin u befasua kur pa kaq shumë negativitet nga vajzat.

“Unë kam qenë gjithmonë e hapur për propozimin. Në fillim isha shumë nervoze. Doja të gjeja momentin e duhur për ta bërë këtë gjë. Personalisht, nuk shkaktoi ndonjë problem. I dashuri im buzëqeshte. Familjet tona ishin vërtet mbështetëse dhe të lumtura. Nëna ime ishte krenare. Vetëm sepse jo shumë njerëz nuk e kanë bërë atë, nuk do të thotë se është e gabuar. Këto janë vetëm role të vjetruara gjinore të krijuara nga shoqëria, ne jemi brezi i ri dhe mund të ndërtojmë patjetër një shoqëri të re ku rolet gjinore nuk ekzistojnë. Miqtë dhe familja ime e pëlqyen. Kam marrë shumë komente negative. Shumë prej tyre ishin “Më mirë të vdisja” ose “ajo nuk ka respekt për veten. Shumë urrejtje erdhi nga vajzat, gjë që ishte shumë befasuese. Ishte interesante të shihje se si djemtë e mbështetën propozimin tim. Në shoqërinë tonë ne duam gjithmonë barazi, por për shkak të paragjykimeve kulturore gjithmonë ka rezistencë. Unë sinqerisht besoj se duhet t’i thyejmë këto norma”, tha ajo.
