Elsa Lila i është bashkuar rrjetit social Instagram dhe përgjatë ditëve të fundit ka qenë shumë aktive. Elisa ka kujtuar me nostalgji disa nga performancat e saj në koncerte të ndryshme.

Me postimet e fundit në InstaStory, këngëtarja shihet se ka realizuar një set fotografik nga Fadil Berisha dhe duket në formë të mirë.

Kujtojmë se disa muaj me parë Elsa Lila u la e lirë nga autoritetet italiane dhe se ndaj saj u pushuan të gjitha akuzat. Këngëtarja u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme dhe u lirua nga të gjitha akuzat.

