Nga Shqipëria / E Enjte 20 Tetor 2022, 09:09

Aksidentohet reperi i njohur shqiptar

Reperi i njohur shqiptar është përfshirë në një aksident. Bëhet fjalë për Granit Musën, i njohur si Azet. Ngjarja ka ndodhur pranë konvikteve në Prishtinë.

"Prive" ka siguruar foto nga vendngjarja ku shihet se makina Mercedes ku ishte Azet është goditur nga një makinë Golf.

Raportohet se fatmirësisht aksidenti ka qenë i lehtë dhe nuk ka pasur të lënduar.