Këtë vit ceremonia e “Topit të Artë” u mbajt në muajin tetor ndryshe nga vitet e tjera pasi tanimë çmimet jepen për një sezon të plotë dhe jo për një vit kalendarik. Trofeu më i rëndësishëm “Topi i Artë” u fitua nga francezi i Real Madridit, Karim Benzema. Ndërkohë që për Barcelonën pjesëmarres ishin yjet Gavi, Pedri dhe sulmuesi Robert Lewandowski, me dy prej tyre që morën nga një çmim.
Pas ceremonisë, klubi i Barcelonës prezantoi dy fituesit, Gavi dhe Pedri me një video në Tik Tok ku shkruante: “Sa shumë talent mes të dyve”. Ajo që ra në sy për shqiptarët ishte pikërisht kënga me të cilën shoqërohej video, e cila është “Habibi (Albanian Remix)” e Dj Gimi-O, Ricky Rich dhe Dardan, një këngë shqiptare e cila është bërë virale.
@fcbarcelona ? so much talent between the two #fcbarcelona #barça #barçaontiktok #football #gavi #lewandowski #ballondor #tiktokdeportes ? Habibi Albanian Remix - ? ? ?
