Nga Shqipëria / E Martë 2 Janar 2018, 16:04

Afërdita Dreshaj rrëfen emocionet pas fejesës romantike në Pragë

Aferdita Dreshaj pak kohë më parë na lajmëroi të gjithëve se partneri i saj prej 4 vitesh Jakub Kindl i kishte propozuar për martesë në një surprizë romantike ku dhe ajo kishte thënë po.

Ajo së fundmi ka rrëfyer të gjitha detajet e propozimit i cili u bë në ditën e Krishtlindjeve dhe për Afërditën ishte surpriza më e bukur e jetës.

 

Merry Christmas ❤️ð???ð???ð?»

A post shared by Aferdita Dreshaj (@aferditadreshaj) on

Ajo në një prononcim për Revistën Who ka treguar sesi rrodhën ngjarjet.

Afërdita, ka treguar se lojtari çek i hokejt kishte që në shtator që përgatitej për këtë surpriz “Ishte një natë magjike… As në ëndrra nuk e kisha imagjinuar ashtu. Nuk e prisja fare, deri në momentin që ai është ulur në gjunjë nuk e kam kuptuar se çfarë po ndodhte dhe kjo besoj që e bëri të paharrueshme për ne të dy atë moment. Kubi njihet si partneri i surprizave, por kjo ishte më shumë se çdo gjë, një nga momentet më të bukura dhe emocionuese të jetës sime.”- ka treguar ajo.

“Unaza ishte e personalizuar, e dizenjuar enkas për mua në SHBA dhe kërkonte disa javë realizimi. Nga ana tjetër është marrë me të gjitha rezervimet. Zgjodhi hotelin ku kemi qëndruar herën e parë kur unë kam ardhur në Pragë, 'Four Seasons' dhe donte me çdo kusht që të më propozonte aty, sepse ai vend ka një kuptim për ne të dy. Ai më solli Jehonën (motrën) surprizë, si një dhuratë për Krishtlindje, por edhe aty kishte diçka të fshehur, sepse ajo solli unazën që ishte bërë gati tashmë në Amerikë, ndonëse unë kam menduar gjithë kohën se Jehona ishte surpriza ime e festave… Por edhe ajo ishte bashkëpunëtore në këtë surprizë."-ka treguar Dreshaj.

Më pas kur këngëtarja është pyetur se çfarë ndodhi pikërisht në momentin e propozimit ka treguar se :“Ai më tha kemi një darkë për Krishtlindje të enjten, pra atë natë. U bëra gati, darkën e mbaruam dhe kur ishte momenti i ëmbëlsirës, Kubi u largua me pretekstin se do të shkonte në tualet. Unë po shihja menunë kur erdhi menaxherja dhe më tha “kam një mesazh për ty, eja pas meje”. Unë u frikësova pak, mendova se mos i kishte ndodhur diçka, por ajo më tha të mos shqetësohem. Hipëm në ashensor dhe u hap dera, prej daljes nga ashensori deri në tarracë më drejtoi një rrugë e krijuar me petale trëndafili. Kur dola, pashë gjithçka si në filma dhe Kubin që u ul në gjunjë dhe më tha: ‘Afërdita Dreshaj, gruaja e ëndrrave të mia. A dëshiron ti që ta kalosh pjesën e mbetur të jetës me mua dhe të bëhesh bashkëshortja ime?’ Unë në ato momente nuk i përmbajta dot emocionet dhe me lot në sy i thashë ‘PO’.”

Ndërsa e pyetur se nëse kishin vendosur muajin që do të martohen, Afërdita ka treguar se ende nuk e kanë planifikuar diçka konkrete por rrëfeu se do të jetë një dasmë që do të  bëhet në një vend të veçantë.

 

ð???ð??ð??ð?»

A post shared by Aferdita Dreshaj (@aferditadreshaj) on