Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike. Që nga ai moment kemi lexuar reagime të ndryshme nga familja mbretërore, por Meghan Markle e ka thyer heshtjen vetëm së fundmi.

Në një intervistë për "Variety", Meghan ka treguar se ndihet shumë me fat që ka arritur ta njohë dhe është shprehur me fjalët më të mira për të.

“Ndihem me fat që e kam njohur. Jam vërtet mirënjohëse që kam qenë në gjendje të jem me burrin tim për ta mbështetur atë, veçanërisht gjatë asaj kohe. Ajo ishte shembulli më i ndritshëm i lidershipit femëror. Ndjej mirënjohje të thellë që kam qenë në gjendje të kaloj kohë me të dhe ta njoh atë", është shprehur Meghan.

