Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Tetor 2022, 14:02

Alaudin Hamiti zbulon pse vendosi ta prezantojë me Jonida Vokshin 'Big Brother VIP Kosova'

Së shpejti pritet të fillojë "Big Brother VIP Kosova" me moderatorë Alaudin Hamitin dhe Jonida Vokshin. Në një lidhje Skype për "Abc-ja e mëngjesit", Alaudini tregoi se atij i ishte bërë oferta për të prezantuar i vetëm, mirëpo ai së bashku me pronarët e televizionit vendosën që të zgjidhnin edhe Jonidën.

Moderatori shtoi se duhej dhe një figurë nga Shqipëria për të tërhequr audiencën dhe se Jonida është moderatore shumë e mirë.

“Në fakt e kemi pasur këtë opsion që të jem vetëm, por rrugës e kemi menduar bashkë me pronarët që të kemi edhe dikë nga Shqipëria. Pasi Klan Kosova është futur edhe në Shqipëri dhe për të tërhequr audiencën. Jonida është një prezantuese shumë e mirë sepse kemi udhëhequr edhe Çmimet Oscar me të”, u shpreh ai.