Nga Shqipëria / E Martë 18 Tetor 2022, 22:10

Yuri Kim: Më pëlqen të pi raki me miqtë e mi në Shqipëri, i dua këngët popullore

Ambasadorja e SHBA-s në Tiranë, Yuri Kim nëpërmjet një postimi në Twitter shkruan se i pëlqen shumë folklori shqiptar me këngët dhe vallet popullore dhe se i pëlqen akoma edhe më shumë të konsumoje raki apo kafe me miqtë e saj në Shqipëri.

“Më lejoni të konfirmoj “lajmin”: Vërtet i dua këngët dhe kërcimet popullore shqiptare, më pëlqen të pi raki apo kafe me miqtë kudo që shkoj dhe e dua Shkodrën dhe shumë vende të tjera në këtë tokë të bukur shqiponjash, Shqipëri” , shkruan Kim.

Në këtë mënyrë Kim i është përgjigjur me delikatesë lajmeve që qarkulluan dy ditë më parë për të në Shkodër, ku u filmua duke bërë shopping në dyqanet e Shkodrës dhe duke pirë raki dhe verë në një tryezë në Shkodër.