Nga Shqipëria / E Martë 2 Janar 2018, 15:03

Eno Popi një romantik i vërtetë, ja çfarë dhuratash i bën ai partneres

Tashmë është bërë e ditur se Eno Popi për më shumë se 7 vjet është në një lidhje serioze me një vajzë të quajtur Atena, me të cilën kohët e fundit ka lajmëruar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Edhe pse moderatori mund të themi se është një ndër personazhet më të rezervuar për sa i përket jetës së tij private, ai së fundmi ka zbuluar disa detaje në lidhje me të dashurën e tij.

Prezantuesi ka qenë i ftuar në ‘Shiko kush Luan’ dhe pyetjes së moderatores Luana Vjollca se cilat janë dhuratat surprizë që i bën zakonisht partneres, Eno i dha një përgjigje mjaft romantike. “Lule, udhëtim dhe drekë romantike”- tha prezantuesi.

Epo edhe pse nuk duket Eno Popi qenka një partner mjaft romantik.