Nga Shqipëria / E Martë 18 Tetor 2022, 17:05

'Çfarë bekimi e çfarë mallkimi paska qenë të vija në jetë si vajza e Dritan Hoxhës', Lori dedikim të atit për ditëlindje

Në 16 tetor, Top Channel organizoi një festë në kujtim të ditëlindjes së Dritan Hoxhës. Administrimi i përditshëm i Top Channel nga Lori Hoxha ishte motivi i ri i festës së 16 tetorit të këtij viti.

Me premtimin për të bërë krenar të atin, Lori në një letër drejtuar tij tregoi se vendi që ka lënë Tani është shumë i madh, por ajo ka mision për ta çuar ëndrrën e tij përpara.

“Çfarë nderi, çfarë kënaqësie e çfarë privilegji! Çfarë vështirësie çfarë lufte, çfarë bekimi e çfarë mallkimi paska qenë të vija në jetë si vajza e Dritan Hoxhës. U zgjova sot me ditën tënde që ka vite që nuk e festojmë më bashkë. U zgjova sot me mall por edhe me inatin që nuk më përgatite e të ma kaloje stafetën ti. Megjithëse dyshoj që do ma kaloje kaq heret sepse sot do të ishe vetëm 54 vjeç, por ja ku jmi stafetën e mora vetë me dëshirë e më luftë. Nuk mbaj mend asnjë ditë në jetën time që nuk më krahasojnë me ty. Megjithëse se unë kam besim se ajo çfarë kemi të përbashkët dhe që nuk e luan as topi, është dashuria që kemi për Top Channel. Di të them se misioni i jetës time është ta çoj para ëndrrën tënde. Do të ishte zhgënjyese për mua të më jepej kjo mundësi jete e të mos bëja maksimumin tim", tha Lori Hoxha

“Unë jetoj me kujtimin tënd”, mbyll Lori letrën e saj.

Burimi: Top-channel.tv