Nga Shqipëria / E Martë 18 Tetor 2022, 16:04

Pas intervistës së bujshme, reagon dhe Sofia e Çanit, ka një thirrje për Doktorin

Romina Alku, e njohur nga të gjithë si Sofia e “Zonë e Lirë” ka reaguar së fundmi për intervistën e “Doktorit të Fiksit” e cila bëri mjaft bujë.

Rrëfimi i tij për jetën private preku mbarë publikun, por ishte ish kolegia e tij Kozeta Kurti e cila kundërshtoi këtë intervistën duke u shprehur se publiku duhet të kishte ruajtur imazhin e vjetër të Doktorit, Gentjan Pjetrit.

Në këtë postim ka lënë edhe një koment “Sofia”.

“Respekte . Doku eshte njeriu me fantastik qe kam njohur dhe artist i madh. Respekte Doku , sherim te shpejte e te rikthehesh sa me pare ne ekran per ti rikthyer buzqeshjen shqiptareve!”, shkruan ajo.