Nga Shqipëria / E Martë 18 Tetor 2022, 00:12

Temperatura të pazakonta na presin këtë të martë

Në Shqipëri ashtu si në të gjithë Europën po bën një mot i pazakontë për stinën në të cilën ndodhemi. Edhe pse jemi në javën e tretë të tetorit, moti përgjatë ditës së martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave.

Mëngjeset dhe mbrëmja mbeten të freskëta, ndërsa gjatë ditës temperaturat pritet të arrijnë në disa zona deri në 27 gradë celcius.