Nga Shqipëria / E Hënë 17 Tetor 2022, 20:08

'E bënë mish për top', Kozeta Kurti reagon pas rrëfimit të Doktorit të Fiksit

Pas intervistës së Doktorit të Fiksit, që orët e fundit bëri xhiron e rrjetit, ka reaguar dhe Kozeta Kurti. Ish-kolegia e Doktorit shprehet se po të ishte në dorën e saj do t’i kishte lënë publikut në memorie Doktorin e dikurshëm.

“Pavarësisht të gjithave, unë do ta kisha ruajtur Gent Pjetrin dhe nuk do u kisha servirur shqiptarëve një imazh të ndryshëm, regresist për 1 milion arsye nga ai që ata mbajnë mend…. Për më tepër, duke qenë e bindur që do ta bëja mish për top për ca klikime të qelbura nëpër portale. Dhe do ta bëja, edhe po të mos e kisha mik e koleg!”, shkruhet në postimin e saj ku e ka shoqëruar me disa foto nga kohët e vjetra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kozeta Kurti (@kurtikozeta)