Nga Shqipëria / E Hënë 17 Tetor 2022, 15:03

E trishtë/ Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur shqiptare

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Shqiponja Lela është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga "Abc News" dhe raportohet se ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Këngëtarja ka lënë pas një vajzë të quajtur Lela. Shqiponja ishte vajza e ikonës së muzikës popullore, Myslym Lela, i cili është konsideruar një gjigant i bindshëm i tingullit popullor shqiptar.