Nga Shqipëria / E Martë 2 Janar 2018, 14:02

Alketa poston foto nga Miami, Ermal Mamaqi shkrin ndjekësit me komentin e tij

Ermal Mamaqi njihet për batutat e tij të shumta që bënë në postimet e tij në Instagram dhe të shpeshta janë gjithashtu edhe komentet qesharake që ai le në fotot e vipave shqiptar.

Së fundmi ai nuk ka mundur të mos komentojë në një foto që ka hedhur moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, e cila ndodhet me pushime jashtë Shqipërisë.

Ajo ka dashur të urojë shqiptarët me një foto nga pushimet e saj, ku në përshkrimin ka shkruar “Një nga fjalët më të bukura të gjuhës shqipe, Gëzuar!”

 

Nje nga fjalet me te bukura te gjuhes shqipe; GEZUAR!

A post shared by TV & EVENT DESIGN & PRODUCTION (@alketavejsiu) on

“Gëzuar qofsh shpirti hallës” ka komentuar Mamaqi, një koment ky që menjëherë ka shkatuar shumë të qeshura tek ndjekësit.