Mediat e huaja raportojnë se Icardi dhe Wanda kanë nënshkruar dokumentet e tyre të divorcit. Gazetari argjentinas Angel de Brito tha: “Këto janë letrat e divorcit që Wanda nënshkroi më 1 tetor kur Icardi erdhi këtu dhe foli me Ana Rosenfeld për orë të tëra në apartamentin e Nunez. Tani fillon procesi ligjor”.

Së fundmi Mauro Icardi vendosi të flasë për ndarjen nga Wanda Nara, duke u shprehur se ajo ka 1 vit që e kërcënon.

“E njoh më shumë se kushdo dhe e kam mbrojtur më shumë se kushdo. Ka ardhur një moment kur nuk mund ta mbroj më. Është bërë qesharake në të gjithë botën. Jam lodhur me gënjeshtrat e saj. Kërcënon me divorc prej një viti por nuk e realizon asnjëherë. Ka gjithmonë një kërcënim apo shantazh. Fëmijët tanë janë të mëdhenj dhe ndihen shumë keq pasi ajo e ka bërë gjithçka publike”.


