Reperi i njohur Stresi dha së fundmi një intervistë për “Prive”, ku foli për jetën e tij private. Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi një video e tij me një vajzë në klub, e cila u aludua të ishte e dashura e tij.

Mirëpo gjatë intervistës Stresi tha se vajza në fjalë është një modele e njohur, por nuk kanë asgjë bashkë. Ai shtoi se ka tre vite beqar.

“Ato videot që kanë dalë në club, ajo është një modele që jeton në Torino, Itali . E kam njohur në Itali, erdhi të bëjë një set fotografik në Shqipëri, është një shoqe shumë e mirë, nuk ka asgjë mes nesh. Sot me dal edhe me vajzën e tezes ta bëjnë të dashur. Një femër të bukur e bëjnë të keqe, në aspektin moral. Jam prej 3 vitesh beqar dhe vazhdoj të jem kështu që s’kam ça them, jam beqar 100%”, u shpreh reperi.


