Nga Shqipëria / E Hënë 17 Tetor 2022, 09:09

Selena dhe Hailey u shfaqën të lumtura pranë njëra-tjetrës, reagon Justin Bieber

Në rrjet kanë bërë bujë fotot e Selena Gomez me Hailey Bieber, të cilat u shfaqën shumë të afërta me njëra-tjetrën gjatë Gala-së së dytë vjetore të Muzeut të Filmit në Academy Museum of Motion Pictures.

Dy vajzat hodhën poshtë thashethemet se nuk shkojnë mirë për shkak të Justin Bieberit. Ndërkohë, duket se këngëtari është shumë i lumtur pas fotove.

Një burim i afërt me Justin ka thënë për “Entertainment Tonight” se ai është shumë i lumtur me faktin që të gjithë mund të ecin përpara dhe se mund të ketë paqe mes të gjithëve.

Kujtojmë se për një kohë shumë të gjatë fansat kanë sulmuar Haileyn në rrjete sociale, duke e “akuzuar” se ka ndërhyrë mes Selenës dhe Justin. Shumë prej tyre nuk e kanë pranuar dot që “Jelena” është histori e mbyllur, por këto foto do ua vërtetojnë.