Nga Shqipëria / E Martë 2 Janar 2018, 14:02

Nuk e prisnit, por Nora nuk e pëlqen këtë pjesë të trupit që të gjithë ia adhurojnë

Ajo mbahet si një nga femrat më joshëse në showbizin shqiptar dhe të shumtë janë ata që e konsiderojnë si femrën më sexy në vendin tonë. Bëhet fjalë për Nora Istrefin, e cila edhe pse tashmë është nënë e një vajze, ka arritur që format e saj trupore ti ruaj mjaft mirë.

Por ashtu si të gjithë njerëzit dhe ajo nuk është e kënaqur me një pjesë të trupit të saj.

Këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Shiko Kush Luan’ ditën e djeshme, dhe në një përballje me trajneren e saj Geta Beqe, ajo ka zbuluar se pjesa që urren më shumë në trupin e saj janë këmbët.

Me këtë përgjigje ajo i ka çuditur të gjithë, pasi Nora përherë është mbajtur si një nga këngëtaret më këmbët më të gjata e të tonifikuara.