Ish e dashura e Justin Bieber, Selena Gomez dhe bashkëshortja e tij, Hailey Bieber janë bërë bashkë publikisht, duke u përqafuar për foto së bashku të shtunën mbrëma.

Selena dhe Hailey u afruan dhe madje ndanë një përqafim para kamerës ndërsa ndiqnin Gala-në e Dytë vjetore të Muzeut të Filmit në Academy Museum of Motion Pictures.

Paraqitja befasuese e tyre vjen pasi Hailey Bieber së fundmi u përball me thashethemet se ajo "i vodhi" burrin Selena Gomez-it. Ajo u shpreh e prekur për urrejtjen në internet që ka marrë.

“Nuk është në karakterin tim të ngatërroj marrëdhënien e dikujt… Unë nuk jam e interesuar ta bëj këtë dhe nuk kam qenë kurrë… Nuk kam qenë kurrë me të kur ai ishte në një lidhje me dikë. Kaq", tha Hailey, duke shtuar: "Njerëzit e dinë të vërtetën", duke iu referuar Selenës.
Pas intervistës Selena u shpreh kundër komenteve të fansave që sulmojnë të tjerët në emër të saj. "Unë mendoj se disa gjëra janë thjesht të neveritshme dhe nuk është e drejtë dhe askujt nuk duhet t'i flitet në atë mënyrë që kam parë", tha këngëtarja.
