Pjesa më e rrezikshme e të pasurit një narcist në jetën tënde është se zakonisht nuk e kupton që është i/e tillë derisa të jetë tepër vonë. Narcistët janë të aftë për t'ju manipuluar që të bini në “kurthin” e tyre. Dhe kur bie në këtë “kurth” ata fillojnë të të tregojnë ngjyrat e tyre të vërteta.
Jini të kujdesshëm pasi një narcist do të përpiqet do të ta hedhë ty të gjithë fajin sa herë që përballeni me të. Ata do të bëjnë gjithçka për të mos mbajnë përgjegjësi edhe nëse kjo do të thotë t'ju shkatërrojnë. Por, kjo nuk do të thotë që ti duhet ta lejosh! Ja si ta kuptosh lojën e tyre:
1.Gjithmonë e mohojnë, mohojnë dhe mohojnë! Kjo është filozofia e preferuar e narcistëve sa herë që përpiqeni të përballeni me ta. Nuk është e qartë nëse thjesht u mungon vetëdija për të kuptuar se sa të dëmshme janë veprimet e tyre apo nëse refuzojnë të marrin përgjegjësi. Mund të jetë mjaft konfuze të jesh në pritje të dikujt që pretendon se kujdeset për ty, por më pas nuk kujdeset për nevojat e tua kur ti i shpreh ato.
2. Përdorin frikën për t’ju kontrolluar. E mbani mend që në fillim ju dukej vërtet e ëmbël që ata ishin të hapur dhe të sinqertë me ju? Shpesh kjo i inkurajon viktimat e tyre të bëjnë të njëjtën gjë, duke zbuluar frikën. Frika është një armë e fuqishme që ata do të përdorin kundër jush, por mos iu nënshtroni kërcënimeve të tyre. Nëse një narcist ju thotë se do t'ju lërë dhe askush tjetër nuk do t'ju dojë kurrë, tregojuni se e kanë gabim!
3.Gënjejnë aq shumë sa ju fusin në dyshime. Ose po përpiqen të mashtrojnë veten ose duan të të humbasin në rrjetën e tyre të gënjeshtrave, ose po përpiqen të bindin ty dhe veten e tyre për një realitet alternativ. Kjo ju bën të vini në dyshim versionin tuaj të ngjarjeve dhe as nuk e kuptoni më se çfarë po ndodh.
4.Sillen sikur është normale kjo që po bëjnë. Narcistët priren të supozojnë se të gjithë janë po aq toksikë sa ata. Ata e bindin veten se ajo që po bëjnë është "e qartë", kështu që është qartë faji juaj nëse prekeni prej veprimeve të tyre. Nëse po mashtrojnë, ata do të akuzojnë edhe ty se ke bërë të njëjtën gjë.
5.Dhe siç thamë tek pika 4: Ta lë fajin ty! Në njëfarë mënyre gjithçka është faji yt. Nëse ata kanë pasur një ditë të keqe në punë dhe ta shkarkojnë ty mërzitjen, është disi faji yt që nuk je mjaftueshëm mbështetës.
6.Roli i tyre i preferuar është të luajnë viktimën. Në logjikën e tyre, narcistët supozojnë se janë ata viktima dhe jo ti. Ata duan të heqin qafe çdo përgjegjësi duke bërë që të jesh ti që kërkon falje. Është thjesht një taktikë shpërqendrimi për të zhvendosur vëmendjen nga veprimet e tyre të gabuara.
7.Narcistët mbështeten tek keqardhja juaj. Nëse pyesni veten pse viktimat qëndrojnë kaq gjatë me narcistët, kjo shpesh ka të bëjë me ndjenjën e fajit. Narcistët janë të shkëlqyer për të treguar histori prekëse dhe kështu nuk do duken si “djali keq ose vajza keqe”, por si dikush që ka nevojë për ty.
8.Narcistët kanë një mënyrë për ta inkuadruar historinë nga një kënd i tillë që reagimi juaj ndaj tij duket i pajustifikuar. Ata do t'ju thonë se po reagoni tepër sepse ishte thjesht një shaka ose se jeni shumë të ndjeshëm pasi askush tjetër nuk do të mërzitej për veprimet e tyre. Kini kujdes sepse përfundimisht përsëritja e të njëjtit kornizë ju bën të filloni t'i shihni gjërat nga perspektiva e tyre. Mos u bëni të verbër!
9.Dhe ja ku vijmë tek pjesa tjetër e lojës: Largimi! Kjo është mënyra e tyre për t'ju treguar se ju nuk bëni dot pa ta nëse largohen. Ju fusin në një kurth që ju të mendoni se duhet të jetoni për t'i kënaqur ata, ose do të vuani pasojat. Pasojat janë largimi. Por nëse ata nuk mund të komunikojnë ose të jenë aty kur ju nevojiten, atëherë jeni më mirë pa ta.
10.Do t’ju mbushin me dashuri. Një narcist shkon shpejt nga zero në njëqind. Një ditë ata janë të zemëruar me ju dhe nuk do t'ju flasin gjithë ditën (ose javën, muajin) dhe të nesërmen do ju bëjnë të ndiheni si personi më me fat në botë. Ata e bëjnë këtë për dy arsye kryesore. Së pari, është një mënyrë për të kushtëzuar sjelljen tuaj, në mënyrë që gjithmonë të përpiqeni të fitoni dashurinë e tyre. Së dyti, është një mënyrë për t'ju tërhequr përsëri tek vetja sapo të ndiejnë se mund të jenë duke ju humbur. Mos bini pre e kësaj loje.
11.Një taktikë tjetër që përdorin narcistët për të imponuar versionin e tyre të realitetit është duke e përhapur atë te njerëzit e tjerë. Pra çfarë bëjnë ata, e bëjnë dhe të tjerët. Këto lloj taktikash ju bëjnë të ndiheni sikur keni diçka nuk shkon dhe përfundoni duke pyetur veten nëse jeni gabim.
12.Narcistëve u pëlqen të ushqejnë egon e tyre duke i pasur të gjithë në anën e tyre. Ata nuk e kanë problem të flasin me njerëzit e tu të dashur duke pretenduar se kanë nevojë për këshilla. Kjo është gjithashtu një mënyrë për t'ju bërë të ndiheni sikur nuk ju ka mbetur askush përveç narcistit.
13.Biseda me një narcist nuk është e dyanshme. Ata duan të dëgjojnë veten duke folur. Kjo është një mënyrë që të kenë kontroll të plotë mbi bisedën. Nëse nuk flisni, atëherë nuk do të keni mundësi të mbroni veten dhe do të supozojnë se "fituan" argumentin. Ose, thjesht mund të ndiheni kaq të lodhur pasi i keni dëgjuar, saqë nuk do të shpreheni në mënyrë që ta përfundoni bisedën.
14.Ngritja e zërit është taktika e tyre e frikësimit. Shpesh viktimat do të jenë aq të përqendruara në tonin që përdoret kundër tyre, saqë do të ndihen të pafuqishme ndaj tij. Është vetëm lojë për t'ju bërë të ndiheni të vegjël në mënyrë që të mos i përgjigjeni.
15.Kritikojnë çdo lëvizje tuajën. Një narcist do të kritikojë gjithçka, nga arritjet tuaja deri te mënyra se si visheni. Ata duan t'ju heqin çdo pikë të vetëbesimit për t'u siguruar që ju të mos e mbroni veten, që thjesht t'u thoni “po” atyre dhe më e rëndësishmja, në mënyrë që të ndiheni shumë të dobët pa to. Ajo që ata nuk kuptojnë është se vetëbesimi mund të rikthehet dhe ti mund të ecësh përpara!
16.Heshtja e narcistit. Të injorosh dhe të bëhesh i padukshëm mund të jetë një nga ndjenjat më të këqija në botë. Kur bëjnë këtë lojën e heshtjes, ju filloni të ndiheni sikur nuk keni aq shumë rëndësi, saqë fokusi juaj i vetëm bëhet luftimi për t'u vënë re. Kur një narcist ndihet i humbur, ata do të fillojnë t'ju injorojnë. Në këtë mënyrë viktimat do të ndihen sikur janë të gatshme të bëjnë gjithçka për t'i dhënë fund heshtjes. Por mos bini pre e lojës!
Marrë nga Higher Perspective / Përshtati Xing.al
