Nga Shqipëria / E Diel 16 Tetor 2022, 11:11

Ish-konkurrentja e njohur e 'Përputhen' bëhet pjesë e 'Dance Albania'

Melisa Lleshi vazhdon të mbetet një personazh mjaft i komentuar në rrjet dhe pas përfundimit të "Përputhen". Ajo është angazhuar shumë në muzikë, por jo vetëm.

"Panorama Plus" bën me dije se ish-konkurrentja do të bëhet pjesë e "Dance Albania" në puntatën e së hënës.

Kujtojmë se Melisa bëri bujë në rrjet pas lidhjes së saj me Andin, lidhje e cila tani ka përfunduar.