Nga Shqipëria / E Diel 16 Tetor 2022, 10:10

Tha se 'Përputhen' nuk është me skenar, por Olsa Muhameti del zbuluar

Në rrjet qarkullojnë shpesh fjalë se "Përputhen" është me skenar, por si është e vërteta? Autorja e programit, Olsa Muhameti ishte e ftuar në "Më lër të flas" ku iu drejtua kjo pyetje.

Gjatë lojës me makinën e së vërtetës, Olsa u pyet: A është e vërtetë që "Përputhen" funksionon me skenar?

"Sigurisht që jo", u përgjigj ajo, mirëpo makina e së vërtetës e nxorri sikur autorja nuk tha të vërtetën.

"Ky Ezeli juaj është mall turk më duket", u shpreh Olsa.