Daily Mail ditën e djeshme i ka kushtuar një artikull një shqiptari të quajtur Fari Lleshi dhe që është nga Kukësi, i cili njihet si administratori i faqes në Facebook që publikon foto nga hyrja ilegale e emigrantëve shqiptar në Britani.
Prestigjiozja ‘Daily Mail’ e ka prezantuar 29-vjeçarin si një ish i burgosur, i cili ishte dënuar para disa vitesh për vjedhjen e 20 mijë paundesh, për të cilat u kap para 7 vitesh në Itali.

Gjithçka nisi që prej një artikulli të shkruar nga ‘Daily’ para disa kohësh, ku flitej për hyrjen ilegale të emigrantëve shqiptar në Britani dhe për këtë faqe në Facebook e cila postonte pa problem foto të tilla inkriminuese, dhe të gjithë filluar të ishin kurioz se kush mund të fshihesh pas saj.
Por dje sajti i njohur britanik publikoi identitetin dhe foton e administratorit të faqes, ku ndër të tjera ata kanë treguar se përveç fotove ai u mundëson emigrantëve shqiptar edhe dokumenta false për të jetuar në Britani.

‘Daily Mail’ gjithashtu ka përmendur edhe të shkuarën e Farit i cili në 2010-në, u kap nga policia italiane pasi vodhi një bankë në Trento në veri të Italisë, me dy bashkëpunëtorë. Për këtë, u ndëshkua me gjashtë vite burg.
Por për këtë gjë Leshi është shprehur se është penduar për gabimet e tij dhe tashmë ai ka ndryshuar.
“Vodha një bankë, por e shlyeva gabimin. Dua t’i harroj këto gabime, sepse nuk më bëjnë të ndihem mirë.”
Sipas tji tashmë ka ndryshuar edhe pse është ilegalisht në Britani ai është aty duke kërkuar mundësi të reja në punë të ligjshme dhe jo në krim.

Madje Daily Mail pretendon se të gjithë emigrantët që ai ndihmon merren me punë të pista, por ai është shprehur se që kur ka shkuar nuk ka prekur një qese kokaine me dorë.
“I lashë të gjitha dhe u përkushtova që të kthehesha në rrugë të mirë. Nuk kam arsye të bëhem pjesë e rrjeteve kriminale. Kam kaluar lloj-lloj telashesh, por tani kam plot projekte që shpresoj, me ndihmën e Zotit, në të ardhmen të realizohen.” ka përfunduar ai


