Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Tetor 2022, 21:09

'Me lekët që vjedh shkon në Londër?', Alketa Vejsiu përplaset keq me ndjekësen

Moderatorja Alketa Vejsiu është përplasur ashpër me një ndjekëse e cila i ka shkruar: E ke bërë Londrën si Kombinat-Kinostudio. Me lekët që prezanton apo me lekët që vjedh i pret biletat?

Ky koment nuk është pritur aspak mirë nga Alketa dhe ajo nuk ka hezituar t'i përgjigjet. "Hajduti që është vetë hajdut, ose ka mendime hajduti, ashtu i duket dhe tjetri! Cilat lekë vjedh mor Zotni? Kam 10 punë me të cilat merrem. I deklaroj të gjitha, punësoj njerëz, punoj dhe vetë, paguaj dhe taksat në shtet! Pse duhet te vjedhe njeriu që të jetoje?", i është kthyer moderatorja.

Ndjekësja nuk e ka lënë me kaq, por ka vazhduar nga akuzat. "Unë e di që kur njeriu ka 10 punë nuk ka kohë të shkojë çdo javë në Londër. Unë jetoj me punën e djersën time. Shprehja e thotë: Puno të hash e vidh të kesh. Po unë jam tek e para. Ti me siguri i ke të dyja. Se dhe unë dua shumë të vij në Shqipëri të shoh familjen. Po Gjermania ka ca regulla që Shqipëria nuk i ka. Prandaj ka aty njerëz shumë të pasur dhe njerëz që nuk hanë dot bukë. Shtet rumpall. Ti mund ti kesh ato të ardhura nga të gjitha format e mundshme sepse i tillë është vendi që t'i ofron ti kesh", i ka shkruar ajo.

Alketa i ka kthyer një përgjigje të gjatë duke thënë se këto kohë do të shkojë shpesh në Londër sepse aty ndodhet e bija. Ajo i ka sqaruar se fiton dhe punon me punën e saj, si dhe si e menaxhon punën kur nuk është në Shqipëri.

"Vij pas 6 muajsh në Londër në fakt. Do vij shumë shpesh tani që kam fëmijën këtu.
Tani të lutem, lekët e kujt kam vjedhur?
Ku vidhen këto lekë?
Si vidhen?
Se unë punën e djersën njoh. Hey më beso! Më ka shpërblyer.
Jetoj me dinjitet motër!
Punët i ndjek me sisteme dhe njerëz! Funksionon dhe kjo.

Shëndet dhe nëse ke ndonjë gjë me shtetin, mos mu anko mua. Se unë jam një nga qytetaret e këtij vendi. Si të gjithë.
Shtetit i paguaj taksat. Kaq më lidh me shtetin!

Puno të hash, puno të jetosh aq sa ke mundësi se do të jetë gjithmonë dikush që ka më shume ose më pak se ty, por mos vidh kurrë kurrë; është lek që nuk shijon (për qasjen time).

Atë shprehjen Puno të hash e vidh të kesh, ta kanë mësuar gabim. Koncept abuziv i tmerrshëm. Një si ty po ta kisha në punë, do e kisha fluturuar që ditën e parë! Por jo me arrogancë! Jam shumë e sofistikuar edhe kur të tregoj derën. Thjesht sepse je vajzë. Dhe sepse ligësia s’dua të më tërheqë poshtë.

Ato që kam aty i kam zemra të mira, lum unë që i kam. Më peshojnë dhe i peshoj. Ka dhe vajza që i kam respektuar në zgjedhjet e tyre për opsione më të mira. Ka dhe vajza të këqija. Oh sa te këqija. Më kanë bërë dhe të kapërcej limitet e mia. Kam frikë që ti je njëra ndër to. Mos më perndiq!”, ka shkruar moderatorja.