Nga Shqipëria / E Martë 2 Janar 2018, 12:12

Komenti i Angela Martinit ngriti dyshimet se mes Bleonës dhe miliarderit të ‘Mocler’ mund të ketë diçka

Tashmë dihet se mes modeles së njohur Angela Martini dhe këngëtares Bleona Qereti ka një miqësi shumë të mirë dhe e kanë treguar këtë gjë në shumë nga postimet e tyre. Prova e miqësisë së tyre ishte dhe veprimi më e fundit, ku Bleona u bë edhe dëshmitarja e dasmës së shumë përfolur të modeles me miliarderin amerikan.

Por  siç dihet shoqet dashur pa dashur të nxjerrin edhe sekretet, dhe këtë gjë ka bërë Angela në një postim që ka bërë Bleona së fundmi.

Këngëtarja ka postuar një foto me miliarderin amerikan, CEO-n e kompanisë shumë të njohur “Moncler”, Remo Ruffini, ku shfaqen duke u përqafuar dhe mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Në këtë foto ka komentuar Angela ku ka thënë: ”Dukeni shumë bukur të dy!” Pak më vonë Bleona ja kthen: “ Thnx zemra, se ashtu është një muhabet”.

Mos vallë me këtë gjë Bleona do të tregojë që mes saj dhe miliarderit po nisë një histori dashurie?