Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Tetor 2022, 18:06

Unioni i Këshillave Studentorë ka 3 kërkesa për MASR, ja cilat janë

Unioni i Këshillave Studentorë ka mbajtur sot një takim me organizata rinore dhe përfaqësues të tjerë të universiteteve.Unioni ka njoftuar se në fund të takimit u listuan disa kërkesa që do t’i adresohen me shkresë Ministrisë së Arsimit.

Unioni shpreh po ashtu mbështetjen për pedagogët të cilët kanë dalë të protestojnë së fundmi për nivelet e pagave dhe kushtet në universitete.

Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga MASR:

-Rritjen e përqindjes së dedikuar për arsimin në buxhetin e shtetit në normën 4%

-Ulje e tarifës së studimit për të gjitha nivelet e studimit duke indeksuar tarifat në nivelin dyfish të normës aktuale të inflacionit

–Mbështetje për kostot e akomodimit dhe artikujt shkencorë, libra shkollorë duke bërë funksionale uljet prej minimalisht 20% nëpërmjet kartës së studentit si dhe ofrimin e shërbimit dhe aksesit në Bibliotekës Online