Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Tetor 2022, 12:12

Maqedonia e Veriut tërhiqet nga Eurovision Do kursejmë për energjinë

Maqedonia e Veriut është tërhequr nga gara për Eurovision 2023. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski duke thënë se Maqedonia e Veriut për herë të parë pas pavarësisë nuk do të jetë pjesë e festivalit. 

Cvetkovski tha se mjetet financiare për këtë ngjarje do të përdoren për pagesën e energjisë elektrike.

“Po, ne nuk do të marrim pjesë në Eurovizion. Nuk kemi paguar tarifën e regjistrimit. Problemi më i madh është rryma dhe kostot e larta, të cilat do të dalin nga udhëtimi dhe qëndrimi në Britaninë e Madhe. Për shkak të kësaj situate janë reduktuar të gjitha shpenzimet, kështu që edhe ato që është dashur të paguhen për pjesëmarrje në Eurosong i kemi alokuar për pagesën e energjisë elektrike”, tha Cvetkovski për mediat vendase.