Që pasi këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj e këndoi këngën ‘Çelësi i Zemrës’ në dasmën e saj, fansat mezi kanë pritur që ajo ta nxirrte atë me një videoklip. Dhe më në fund Xhensila ua ka plotësuar dëshirën dhe ka sjell klipin e këngës së re si një dhuratë për fundvit.

Pak minuta më parë ajo ka publikuar videon ku shfaqet edhe bashkëshorti i saj Bes Kallaku në momente intime dhe mjaft të lumtur. Ata në klipin e tyre kanë prezantuar edhe disa nga ambientet e shtëpisë.

Ndër të tjera në video shfaqen moment nga përditshmëria e çiftit ku në fillim shfaqet Xhensila duke fjetur dhe më vonë Besi i cili e zgjon me një trëndafil dhe i përgatit mëngjesin.

Gjithashtu në klip ata kanë treguar edhe disa momente nga udhëtimi i tyre në Korçë. Për më shumë ndiqni videon.

