Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Tetor 2022, 10:10

Sali Berisha feston ditëlindjen, Meta e uron i pari

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston sot 78-vjetorin e lindjes dhe urimin e parë publik e mori nga Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan: Gëzuar ditëlindjen Prof.Dr. Sali Berisha! Shumë urime të përzemërta!

Gjithashtu edhe vetë Berisha ka uruar veten në Facebook, duke falenderuar familjen dhe gjithë mbështetësit e tij.

“Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë. Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi zoti! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq. sb”