Producenti fitues i Grammy-t, Mark Ronson dhe gruaja e tij, aktorja amerikane Grace Gummer, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e kanë konfirmuar burime për Page Six.

Gummer tregoi barkun e saj në festën e 50-vjetorit të W Magazine, e veshur me fustan portokalli.

Dyshja janë shumë të emocionuar dhe një burim tha se Ronson gjithmonë ka dashur të bëhet baba.
