Nga Shqipëria / E Premte 14 Tetor 2022, 23:11

Mos vallë Afrona sapo konfirmoi lidhjen e re pas ndarjes nga Blero? Foto nga surpriza romantike

Ditën e djeshme përmes një postimi në rrjete sociale Blero konfirmoi lajmet se ai dhe Afrona i kanë dhënë fund martesës. Në statusin e tij, Blero shkruante se ai dhe Afrona janë ndarë që në Maj.

Afrona nuk ka bërë asnjë reagim për këtë, por duket se historia me këngëtarin i përket të shkuarës. Ajo ka lënë të kuptohet se po nis një romancë të re, teksa ka publikuar në Instastory foton e një gjesti romantik që i ka bërë një koleg.

Ai i ka shkruar në një makinë llogaritëse fjalën "liebe" që do të thotë dashuri. "Kur kolegu më surprizon", ka shkruar Afrona krahas fotos.