Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Dhjetor 2017, 19:07

U tha se ishte shtatzënë, por Angela Martini habitë fansat me klipin e dasmës

Para disa orësh modelja e njohur shqiptare Angela Martini lajmëroi ndjekësit e saj se së shpejti do të sillnin një surprizë të re, kjo mjaftoi që të gjithë të fillonin që të aludonin që pas dasmës ajo mund të jetë në pritje të një fëmije.

Por të gjitha thashethemet bien poshtë, pasi Angela sapo na surpizojë të gjithëve me anë të një postimi. Ajo para pak minutash postoi një video ku shfaqet ajo dhe bashkëshorti i saj.

Mesa duket ky është klipi i dasmës së modeles së njohur dhe mund të themi se është klipi më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë.

Në disa minuta ajo shfaqet mjaft seksi dhe provokuese së bashku me bashkëshortin e saj . Gjithçka duket sikur është shkëputur nga një film aksion ku dy të dashuruarit e shijojnë lidhjen e tyre në maksimum.