Nga Shqipëria / E Premte 14 Tetor 2022, 17:05

Feston ditëlindjen, Dj Dagz i bën dedikimin e veçantë kunatit të tij

Dj Dagz ka treguar gjithmonë se ka një lidhje shumë të ngushtë me motrën e tij Aurorën, por siç duket dhe me partnerin e saj.

Ky i fundit feston sot ditëlindjen dhe Dagz e ka uruar publikisht. Ai është shprehur se kunati i tij është një person shumë i rëndësishëm për të, sepse i bën të lumtur motrën.

“Një gjë që gjithë jetën e deshta më shumë se lumturinë time është lumturia e personit më të rëndësishëm në jetën time, Aurora Gumnishta. Dhe padyshim se një person që e bën të lumtur dhe është i rëndësishëm për të është edhe për mua. Kështu që gëzuar ditëlindjen Imer Ramaj”, ka shkruar Dagz.