Nga Shqipëria / E Premte 14 Tetor 2022, 16:04

Ilary Blasi harxhoi plot 75 mijë euro për të provuar tradhtinë e Tottit

Ilary Blasi dyshohet se ka paguar 75.000 euro për të punësuar një hetues privat që të spiunonte, përndiqte dhe fotografonte Francesco Tottin për tre muaj me radhë.

Këtë shumë parash, detektivi privat Ezio Denti e mori për të mbledhur prova për tradhtinë e Franescos me Noemi Bocchin.

Ezio Denti specialist në këtë sektor, e pranoi se kishte qenë ai detektivi në një intervistë për të përjavshmen “Nuovo". Sipas tij, tarifa në fjalë (75 mijë euro) përfshinte përdorimin e “pajisjeve të sofistikuara: GPS, kamera me rreze infra të kuqe, makina dhe motoçikleta, dronë dhe mbi të gjitha orë inteligjente”.

Ai shpjegoi se iu qep pas Francescos, duke u fshehur në vendet e duhura, i ndihmuar nga teknologjia më moderne. Por nuk përdori “çimka”: “Ato mund të vendosen vetëm nga policia gjyqësore, ose me mandatin e një gjykatësi”.

“Jashtë, si gjithmonë, kur duhet të ndjekim lëvizjet e një burri “tradhtar”, përdorim teknologjinë. Në rastin e Tottit, mund të them se ai është ende i dashuruar me gruan e tij. Unë mendoj se ai hyri në një marrëdhënie tjetër, sepse ndjeu se diçka ishte thyer me Ilary-n”, tha ai.