Nga Shqipëria / E Premte 14 Tetor 2022, 13:01

Garë e fortë për ceremoninë e Kupës së Botës, Dua Lipa konkurrencë nga Shakira

Dua Lipa, Shakira dhe grupi BTS janë në konkurrencë për të kënduar në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar. Të dielën në 20 nëntor 2022 në stadiumin Al Bayt në qytetin Al Khor do çelet zyrtarisht Kupa e Botës.

Janë disa këngëtarë që konkurrojnë për të qenë pjesë e cermonisë hapëse.

Emri i këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa është ai që përflitet. Veç artistes shqiptare edhe grupi BTS pritet të jetë pjesë e ceremonisë. Nuk përjashtohet mundësia që të tre emrat e përmendur të jenë pjesë e cermonisë, me Shakira që ka eksperiencë në evente të tilla, duke interpretuar më parë “Hips Don’t Lie” dhe “Waka Waka”.