Vajza e madhe e Blendi Fevziut, Mishel ka festuar ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga i ati. Fevziu ka publikuar në rrjete sociale një foto, në të cilën shfaqet me Mishel në Vatikan e të dy duken shumë elegantë, Mishel e veshur me fustan të zi dhe Fevziu me kostum.

“Gëzuar ditëlindjen Mishel”, ka shkruar Fevziu krahas fotos, ndërkohë që urimet kanë qenë të shumta.

Kujtojmë që pak kohë më parë gjatë një interviste në “ABC e Mëngjesit”, moderatori ka rrëfyer se me vajzat ka një marrëdhënie të ndryshme, pasi edhe mosha e tyre nuk është e njëjtë.

“Nuk e kam pasur shqetësimin për një djalë. Kur mora vesh që ishte gocë u gëzova se goca e madhe do kishte një shoqe jete. Marrëdhëniet e tyre janë shumë të mira se kanë 13 vite diferencë me njëra-tjetrën. E madhja e shikon si lodër, e vogla e shikon si një gjë normale, nuk kanë probleme. Me gocën e madhe nuk kam pasur shumë kohë të jem me të. Me të voglën mundohem t’i kushtojë edhe më shumë kohë, ndoshta edhe për shkak të moshës”, tregoi gazetari.

