Nga Shqipëria / E Enjte 13 Tetor 2022, 21:09

E papritur/ Dolën çift por u ndanë, Mikela dhe Erioni rikthehen në ‘Përputhen’

Ditën e sotme Mikela dhe Erioni u rikthyen në “Përputhen”, dy ish-konkurrentët që dolën çift sezonin e kaluar por më pas u ndanë.

Erioni tha se po vjen sërish në emision për t’i kërkuar Mikelës një mundësi të dytë, pasi distanca i ndërlikoi gjërat mes tyre. Nga ana tjetër Mikela u tregua e gatshme për ta dëgjuar.

Erjoni: Me ne ndodhi diçka që nuk ndodh shpesh. Nga njëra anë ishte distanca, e bëri të veten dhe I jepte ato ngacmimet. Kur nuk e kishim afër njëri-tjetrin situate kalonte në konflikte. Mund të them se 99% të fajit  e kisha unë.  Sa herë i kam shprehur dëshirën për tu rikthyer kam marrë gjysmë refuzim e gjysmë mundësi, prandaj kam ardhur këtu për të sqaruar disa gjëra.

Mikela: Nga t’ja nisësh, unë jam e ftuar sot dhe para do dëgjoj pastaj do flas.