Një foto shumë e diskutuar e javëve të fundit ishte edhe fotoja që moderatorja e njohur Orinda Huta kishte postuar ku barku saj dukësh i fryrë. Të menjëhershme kanë qenë komentet nga ana e ndjekësve të cilët filluan të aludonin se ajo dhe Turi janë në pritje të një fëmije.

Por një lajm të tillë Orinda e ka mohuar në një prononcim për ‘Revistën Who’ ku është shprehur se ka qenë vetëm efekti Glitter që e tregon të tillë dhe se shumë shpejt ajo do na tregonte se barku i saj nuk është aspak i fryrë.

Këtë gjë ka bërë ditën e sotme ku ka postuar disa video në’ Insta story’ ku është duke u ushtruar në palestër.
"Ç'po më bën", dëgjohet Orinda teksa thotë në video dhe ka të drejtë...ai bark s’duhet toleruar…




