Nga Shqipëria / E Enjte 13 Tetor 2022, 10:10

Arbri habit studion, fton Anxhelën në takim, por mendjen te Laura: Me atë përputhem 100%

Pasi ndau një puthje plot 2 minuta me Laurën, Arbri i habiti të gjithë me zgjedhjen e tij në puntatën e re të "Përputhen", duke ftuar në takim Anxhelën. Megjithatë takimi i tyre katër minutësh nuk shkoi siç duhet, pasi Laura ndërhyri duke iu bashkuar takimit të tyre e duke ngjallur shumë debate në skenë.

Arbër: Unë jam shumë i tërhequr nga Laura, ajo më tërheq më shumë nga të gjitha. Shpresoj të dal 100% i përputhur me Laurën por edhe ty kam kuriozitet të të njoh.

Anxhela: Përderisa më thua jam 90% me Laurën, pyes veten se çfarë dua unë këtu? Veten time me ty e shoh në një takim se një një tip që më intereson. Ti a nden përgjegjësi në lidhje me atë që ndodhi me Laurën?

Arbër: Në atë situatë isha unë 100% dhe ndjej përgjegjësi pasi mori përmasa të mëdha.

Më pas kur takimit iu bashkua dhe Laura, Anxhela u ndje e ofenduar dhe u largua.