Shumica prej nesh gjithmonë sa vjen dhe rritemi i themi vetes se duhet të fillojmë të mësojmë disa gjëra që përherë i kemi pasur pasion në jetën e tonë por që kurrë nuk kemi pasur mundësi ti bëjmë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me moderatorin e njohur Ledion Lico i cili mesa duket në këtë moshë ka filluar të marrë leksione për të mësuar pianon.

Ai ka qenë i ftuar në Pop Cultur ku dhe ka luajtur një pjesë muzikore. Edhe pse nuk ka shkëlqyer, ai ka pranuar se është akoma në hapat e parë dhe se ende nuk e ka mësuar shumë mirë këtë vegël muzikore.

Me shumë siguri pas disa kohësh Ledioni do bëhet një muzikant i kompletuar, duke qenë se një tjetër pasion i tij është edhe kënga.
Burimi:Anabel.al


