Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Dhjetor 2017, 17:05

Vis Pupa ka të njëjtin problem me gruan e tij si shumica e meshkujve

Vis Pupa është një nga aktorët e humorit që gjithmonë me batuat e tij shkakton shumë të qeshura. Ai edhe në postimet e tij në Istagram përkrahë fotos ka gjithmonë një batutë për të thënë.

Së fundmi së bashku me bashkëshorten e tij Belindën ndodhen në një udhëtim në Frankfurt, ku dhe është hasur me një problem që me shumë siguri shumica e meshkujve e kanë përjetuar të paktën një herë në jetën e tyre.

Aktori ka postuar një foto ku shfaqet me gruan e tij dhe përkrahë saj ka shkruar se edhe pse temperaturat shënojnë -8 gradë, ajo sërish thotë që nuk është mirë fotoja. Dhe arsyeja do ju bëjë të shkriheni së qeshuri.

“Temperatura -8 gradë. Për pak sa nuk na ngriu Personaliteti. Pasi bëmë 45 shkrepje për këtë foton më thotë gruaja:- Te lutem, edhe një tjetër se nuk më ka dalë mirë qerpiku i parafundit i syut të majtë”,- shkruan Visi. Ky përshkrim ka shkaktuar shumë të qeshura dhe të shumtë kanë qenë ata që e kanë mbështetur.