Angela Martini u vu në krye të vëmendjes javët e fundit për shkak të martesës së saj me miliarderin Dragos. Ajo në një ceremoni private në Las Vegas i dha fund beqarisë duke habitur të gjithë fansat.

Por mesa duket lajmet e reja nga bukuroshja shqiptare ende nuk kanë marrë fund, pasi ajo nëpërmjet një postimi që ka bërë në adresën e saj ka ngritur dyshimet se mund të jetë shtatzënë.

Angela ka postuar një foto mjaft provokuese, ku përkrah saj ka shkruar: “Menjëherë pas martesës sonë! Çfarë ndodhi tani? Bëhuni gati!”

Me këtë përshkrim ajo ka bërë që fansat e saj të fillojnë menjëherë të aludojnë për një shtatzëni të mundshme.
Mirëpo nëse një gjë e tillë është e vërtet ne presim që vetë modelja ta vërtetojë.
Burimi:Intv.al



