Nga Shqipëria / E Martë 11 Tetor 2022, 16:04

Britney Spears: Nëna ime me goditi aq shumë sa nuk do ta harroj kurrë

Pasi nëna i kërkoi të falur, Britney Spears ka rrëfyer se e ëma e ka gjuajtur me shuplakë dikur në të shkuarën, një moment që ajo nuk e harron kollaj.

Shkak ishte fakti që këngëtarja qëndroi natën vonë duke festuar, ndërsa e ëma kujdesej për dy djemtë e saj.

“Nëna ime po kujdesej për  Jayden dhe Preston dhe  unë po festoja deri në orën 4 të mëngjesit dhe nena ime ishte e inatosur! Hyra brenda, ajo më pa dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram i cili është fshirë më vonë.

Këngëtarja pretendon më tej se incidenti ndodhi pasi ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline  me të cilin ajo ka dy djemtë e saj  djemtë Jayden James dhe Sean Preston u largua nga ajo.

Javën e kaluar, Lynne Spear i kërkoi falje këngëtares dhe iu lut që të zhbllokonte numrin e saj të telefonit në mënyrë që të mund të flisnin. Megjithatë, Britney fituese e Grammy nuk e pranoi faljen.