Ish e dashura e Don Xhonit, Ariana Lirey është sulmuar nga një pjesëmarrës në spektaklin “Reality Dom”. Personi ishte Artem Grant, partneri i saj, me të cilin sapo kishte filluar një lidhje brenda shtëpisë.

Mediat ruse shkruajnë se Ariana është shtruar me urgjencë në spital. Në videon e publikuar nga faqja zyrtare, Ariana shihet e shtrirë në krevat kur në një moment konkurrenti i hedh një gotë drejt saj dhe më pas i shkon dhe tenton ta sulmojë, ndërsa disa banorë të tjerë përpiqen ta ndajnë dyshen.

Ariana beson se pas sulmit ai duhet të dëbohet nga shtëpia dhe reality show.
Ngjarja ka ndodhur rreth një muaji më parë dhe gjatë asaj periudhe kujtomë se Ariana bëri një deklaratë në rrjete sociale, ku të gjithë menduan se ishte një status për Don Xhonin.
“Nuk kam dashur ta bëj këtë por do të jap gjithsesi një koment. Lidhja jonë ka mbaruar dhe unë do të shpjegoj pse. Kishte shumë gënjeshtra dhe keqkuptime. Nisur nga kjo, pati një krisje nga të gjitha anët. Që kur të ofendosh një grua është diçka normale? Ai më sulmoi sot. Ti mund të godasësh muret por është e çuditshme për mua nëse godas një mizë që më kalon mbi kokën time.”- shkruante modelja për partnerin e saj gjatë asaj kohe.
“Kishte momente agresioni më parë, por gjërat nuk shkuan shumë larg. Ai ka probleme me zemrën prej një kohe të gjatë dhe unë e zbulova këtë sot. Stili i tij i jetesës i shkatërroi shëndetin. Tani pyetja është: Çfarë kam unë të bëj me këtë? Unë e kam këshilluar vazhdimisht që të mos marrë lëndë narkotike. Unë jam një grua dhe qëndroj për veten time, nëse në botën tënde kjo sjellje është normale për ty, duhet të konsultohesh me një psikiatër. Të uroj shëndet, gjithsesi kjo histori është e mbyllur. Jini të sinqertë dhe të drejtë të gjithë. Ju përqafoj”- përfundoi ajo.
