
Në datën 1 janar përveç ardhjes së vitit të ri, pritet që të kemi edhe një shfaqje të bukur nga hëna pasi hëna do të jetë e plotë. Ekspertët e kanë quajtur atë super hëna dhe sipas astrologëve ajo do të ketë shumë ndikim në shenjat e horoskopit.
Sipas tyre superhëna në Bricjap do të shënojë një fazë të re për të gjitha shenjat e horoskopit. Vendosja e saj krahë Venusit paralajmëron njohje të reja për të gjithë beqarët, lidhje të qëndrueshme për një pjesë të madhe të shenjave, ndaj kush do e nisë i vetëm këtë vit, e sigurt që do e mbyllë çift.
Gjithashtu shenja që do të elektrizohet më shumë do të jetë bricjapi në jetën e të cilit do sjell ndryshime dhe arritje të mëdha. Kjo super hënë do mundësojë që shumë shenja të nisin një etap të re të jetës së tyre. Ato do vendosin qëllime të cilat pa diskutim do realizohen pasi ata do kenë energjinë e duhur për të bërë ndryshime të mëdha në jetë.
Burimi: Living.al