Mbrëmjen e sotme në “Dance Albania” Valon Shehu dhe Orgesa Zaimi dolën përballë njëri-tjetrit në sfidën e eliminimit. Të dy kërcyen “Time of my life” dhe juria vendosi që te dërgojë në shtëpi Valonin.
Klaudia Pepa: Unë duhet të them vendimin apo jo?
Ermal Mamaqi: Jo, na thuaj horoskopin.
Klaudia Pepa: Nuk e di në mund ta them unë.
Ilir Shaqiri: Mund ta thuash.
Klaudia Pepa: Atëherë për mua vazhdon garën Orgesa.
Ilir Shaqiri: Kjo sfidë që ka “Dance Albania” është shumë e veçantë. Është një sfidë që o të djeg, o të shpëton. Valoni realizoi mjaft mirë të gjitha gjërat në këtë kërcim. Ta them pa asnjë dorezë, pa asnjë kompliment, përveç hapit bazë që është mambo. Kur të shikosh videon vetë do e shikosh që doli i rëndë. Kjo të ulë diçka më shumë nga Orgesa.
Alketa Vejsiu: Valon, si na le kështu o Valon?
Valon Shehu: Më latë ju, se nuk ju lashë unë. Gjithsesi urime Orgesa!
Alketa Vejsiu: Faleminderit shumë për emocionet që na ke sjellë këto netë. Do takohemi përsëri në natën e madhe festive të mbylljes së këtij viti. Faleminderit partneres tënde fantastike!
Valon Shehu: Më falni se harrova personin kryesor, Marjanën. Ajo përveçse balerinë e mirë është edhe vajzë e mirë. Faleminderit Marjana!
